Ish-Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar z.Gani Mehmetaj, një nga luftëtarët e dalluar të kësaj zone, që është duke lënguar nga një sëmundje e rëndë.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Ganiu dhe familja e tij, kanë strehuar dhe ushqyer luftëtarët e lirisë, me një dashuri e respekt të jashtëzakonshëm, transmeton arbresh.info.
“Baca Gani me pushkë në krah, bashkë me familjen e tij, strehuan, ushqyen, lanë e ndërruan luftëtarët e lirisë, me respekt e dashuri sikur të ishin fëmijët e tyre. Derisa ai lëngon tash e sa muaj, duke u përballur me vdekjen, sytë e tij ruajnë shkëlqimin e luftëtarit.”, ka shkruar Haradinaj.
Ish-komandanti i UÇK-së ka theksuar se “arkivi” i përfolur ditëve të fundit, ruhet nga mijëra bashkëluftëtarë.
“Ganiu dhe mijëra bashkëluftëtarë janë arkivi që ruan kujtimet e ditëve të lavdisë. Storiet e tyre do të mbesin të gjalla dhe do të bartin heroizmin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atdhedashurinë brez pas brezi.”, ka përmbyllur shkrimin e tij Haradinaj.
Ndryshe, qeveria e Kosovës ka marrë obligime në Bruksel se do ta hap “Arkivin e UÇK-së”, por ish udhëheqësit e kësaj ushtrie e cila kreu misionin suksesshëm me fitore kundër okupimit serb e jugosllav, as nuk e kanë idenë se për çfarë arkivi e kanë fjalën pushtetarët, duke akuzuar këta të fundit se po i bëjnë favore politikës shoviniste të Serbisë karshi Kosovës. /arbresh.info/

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...