Ky vit vazhdon të jetë një ndër më të suksesshmit në karrierën e këngëtares Dafina Zeqiri, kjo sepse përveç një sezoni veror të ngarkuar me koncertet dhe mbrëmje muzikore, këngëtarja po ashtu ka lansuar shumë këngë, e që u kthyen menjëherë në hit.
Por, ylli i muzikës shqiptare nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi shumë shpejt pritet të lansojë albumin e ri muzikor, “Dafinë Moj”, i cili po pritet me padurim nga adhuruesit e saj të shumtë, shkruan arbresh.info
Një fanse ka vendosur që emrin e albumit edhe ta jetësojë në trupin e saj, përkatësisht në shpinë, ku ka realizuar një tatuazh, ku shkruhet “Dafinë moj”.
Tatuazhit, ajo i ka bashkëngjitur një kurorë, e cila është edhe simbolika e studios dhe ekipit të Dafinës, Moneyz Team.

Këngëtarja Zeqiri e ndau me ndjekësit e saj në Instagram tatuazhin e fanses së saj, përmes një fotografie, duke e etiketuar fansen dhe duke shkruar në mbishkrimin e saj: “A ka faj ktu Da-fi-na?”.
Ndryshe, kujtojmë që talentin për muzikës Dafina e ka trashëguar pikërisht nga e ëma, Melihate Zeqiri, e cila ishte këngëtare e njohur në vitet e 80-ta. /arbresh.info/
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran