Këshilltari për media i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se presidentja në deklarimin e saj për mediumin zviceran “Blick” nuk e ka fajësuar Zvicrën për mërgimtarët tanë të infektuar me COVID-19, por ka apeluar për vaksinimin e të gjithëve.
Sipas Kupinës, Osmani ka theksuar se nuk është koha për akuza reciproke, porse për angazhim të përbashkët për vaksinim masiv të të gjithë qytetarëve në Zvicër, por edhe në Kosovë.
Ndryshe, sot në media është raportuar se presidentja Osmani në një deklaratë për Blick ka është detyrë e autoriteteve zvicerane, që edhe personat me rrënjë nga vende tjera t’i bindin për t’u vaksinuar.
Reagimi i tij i plotë në ‘facebook’:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklarim të saj për mediumin zviceran “Blick”, nuk e ka fajësuar Zvicrën për mërgimtarët tanë të infektuar me Covid-19, porse ka apeluar për vaksinimin të të gjithëve.
Për më tepër, zonja Osmani ka theksuar se nuk është koha për akuza reciproke, porse për angazhim të përbashkët për vaksinim masiv të të gjithë qytetarëve në Zvicër, por edhe në Kosovë.
Devijimi i deklarimit të Presidentes Osmani vetëm sa i kontribuon negativisht angazhimit për vaksinim.
Nxjerrja jashtë kontekstit e kësaj deklarate shkakton dëme edhe në kontekstin kosovar, teksa përballemi me rritjen e ndjeshme të rasteve të të infektuarve, fatkeqësisht edhe të vdekjeve, prandaj mesazhi i Presidentes është fort i qartë: Vaksinimi shpëton jetë. Vaksinohuni, në Zvicër, në Kosovë, në gjithë botën!
Të gjithë kemi të drejtë të informohemi dhe atë shpejtë, por para se gjithash saktë!./ arbresh.info/
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...