Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha.
Haradinaj përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Berisha dha kontribut të çmuar për arsimin ndër vite.
Postimi i plotë:
I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Kolë Berisha.
Ai dha kontribut të çmuar për arsimin ndër vite. Në kohën kur organizimi jonë për çlirim merrte formë, ai angazhohet në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive dhe në themelimin e institucioneve paralele në Kosovën e okupuar.
Pas luftës, ai vazhdoi kontributin e tij në shtetndërtim, ku mes tjerash kryesoi Kuvendin e Kosovës.
Ngushëlloj me këtë rast familjen Berisha, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën./arbresh.info/

E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...