Gjiganti italian ka shprehur se është në kërkim të një sulmuesi.
Inter vazhdon të kërkojë përforcime në repartin e sulmin pas largimit të Romelu Lukakut në drejtim të Chelseas, transmeton lajmi.net.
Në mesin e opsioneve të klubit italian janë emra si Marcus Thuram, Duvan Zapata, Joaquin Correa, dhe së fundmi po përmendet edhe Andrea Belotti.
Sipas ‘Sky Sport Italia’, drejtuesit e ‘Nerazzurëve’ tashmë janë takuar me ata të Torinos në lidhje me Belottin, çmimi që ata po kërkojnë për shitjen e tij është rreth 21 milionë euro.
Kampionët e Italisë do të nënshkruajnë me të paktën një sulmues deri në fund të afatit kalimtar të verës, megjithëse ende nuk kanë vendosur për ndonjë opsion.
Në ‘Giussepe Meazza’ tashmë ka kaluar Edin Dzeko, i cili debutoi me gol menjëherë në xhiron e parë ndaj Genoas.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...