Kylian Mbappe thuhet se i ka kërkuar klubit te Paris Saint-Germian-it të negociojë me Real Madridin për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas televizionit spanjoll “Mega”, francezi ka kërkuar një takim me presidentin e parisienëve, Nasser Al-Khelaifi, për të kërkuar largimin nga Parisi.
Francezi tani më është në vitin e fundit të kontratës se tij kurse presidenti i parisienëve, në një konferencë për media ka deklaruar se Mbappe do të qëndrojë te Parisi edhe disa vite të tjera.
Përveç interesimit të madh të Real Madridit, interesim për 22-vjeçarin ka treguar edhe klubi anglez Liverpool dhe është përfolur se anglezët janë duke përgatitur një ofertë për të nënshkruar me francezin në verën e vitit 2022.
Kujtojmë se kohëve të fundit Parisi ka bërë disa transferime të mëdha dhe të gjitha nga to është bërë me parametra zero. /arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë
Altman: Njerëzit që përdorin Al do të ecin përpara më shpejt
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray