Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bashkë me zëvendësministren Liza Gashi kanë zhvilluar një̈ takim virtual me Këshillin Kombëtar të Diasporës (KKD), me përfaqësues shqiptarë nga shumë vende të botës.
Ministrja Gërvalla, ka thënë̈ se e sheh të domosdoshëm bashkëpunimin e ngushtë mes KKD-së dhe MPJD-së, në mënyrë̈ që të arrihet qëllimi kryesor, e që është̈ lidhja e mërgatës me vendlindjen, dhe transferimi i dijes nga mërgata në Kosovë.
Lidhur me këtë ka shpjeguar edhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për Strategjinë e re për diasporën.
Ajo ka vlerësuar se duhet të thellohet bashkëpunimi edhe me Shqipërinë̈, Maqedoninë̈ e Veriut, Malin e Zi si dhe përfaqësuesit shqiptar të Luginës për t’i hapur derën mërgatës shqiptare kudo që ata jetojnë̈ e veprojnë̈.
Zëvendësministrja Gashi, ka ofruar detaje lidhur me strategjinë e re me të cilën kjo Qeveri do t’i qaset diasporës.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e KKD-së, kanë marrë përsipër të dërgojnë̈ sugjerime dhe kërkesa specifike për inkuadrim dhe përfshirje më të madhe të mërgatës në proceset në vend./arbresh.info/

Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...