Mbytet një pushues në plazhin e Shëngjinit

15:21 | 1 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Një pushues i moshuar është mbytur këtë të dielë në plazhin e Shëngjinit.

Viktima, rreth 68 vjeç, është nxjerrë me shpejtësi nga ujërat e detit nga pushuesit e tjerë dhe është dërguar në spitalin rajonal, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Raportohet se viktima ishte nga Kosova dhe ka pesuar arrest kardiak./syri.net/

Shpërndaje në rrjete sociale