19 shtetas të tjerë shqiptarë, gra dhe fëmijë nga kampi Al Hol në Siri janë kthyer sot në Shqipëri. Për kurorëzimin e këtij operacioni të vështirë drejt Libanit udhëtoi të shtunën edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Këtë të dielë 14 fëmijë dhe 5 gra mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
“Një operacion i jashtëzakonshëm që çon në shtëpi 19 bashkatdhetarë të tjerë nga kampet fatkeqe në Siri. Mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekjeje të gjatë, një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe. Nuk diskutohet dhe falë ndihmës së posaçme nga konsulli ynë i nderit në Liban, Marc Ghorayeb dhe gjenerali Abass të cilin e kam falenderuar dhe më parë.
Ne nuk do ndalemi këtu. Ka edhe një operacion potencialisht tjetër për të zhvilluar me një numër që nuk e dimë ende për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden. Llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin, në mos pak më të vogël, duke menduar se më shumë se sa gjysma, tanimë është marrë dhe është në vendin tonë. Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe struktura e antiterrorit e ministrisë së Brendshme”, tha Rama.
Ky është operacioni i tretë që realizohet në bashkëpunim mes ministrisë tonë të Brendshme dhe autoriteteve libaneze e shërbimet sekrete të disa vendeve partnere për të shpëtuar shtetasit shqiptarë që mbahen peng në këtë kamp. Më parë është mundur të riatdhesohet Alvin Berisha dhe më pas edhe Floresha Rasha dhe 4 fëmijë të tjerë./tvklan.al
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...