Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka mbajtur konferencë për medie.
Rukiqi tha se ka një përmirësim të gjendjes së bizneseve në tre mujorin e vitit 2021.
Ai ka përmendur që si problematik është mungesa e punëtorëve sidomos gjatë verës, e që sipas tij, shumë kompani po ankohen.
“Sot jemi për të prezantuar rezultatet e klimës e të bërit biznes dhe sot kemi tre mujorin e parë të vitit 2021. Anketa është realizuar gjatë periudhës janar-prill. Deri ke tani kemi një përmirësim të gjendjes së bizneseve në tre mujorin e vitit 2021 dhe kjo reflektohet në nivelin e bizneseve”.
“Mbi 45% e bizneseve e vlerësojnë gjendjen e kënaqshme. Nëse tre mujorin paraprak vetëm 22% kanë pasur pritje që do ta rrisin punësim ndërsa ky numër tash ka shkuar 34%, ka shënuar rritje në krahasim me tre mujorin paraprak”.
“Si problematik të bizneset është mungesa e punëtorëve dhe shumë kompani ankohen dhe nga një krizë e kërkesës mund të kalojmë në një krizë të ofertës. Ne kemi shumë qytetar që nuk kanë vend pune”.
Rukiqi me këta rast u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin në Kroaci, raporton EO.
“Jemi të tronditur nga kjo tragjedi dhe në këto momente jemi duke bashke ndjerë me miqtë e të gjithë atyre që pësuan nga ky aksident”.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...