Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar zonat e shkatërruara nga përmbytjet në vend të dielën ndërsa numri i të vdekurve në Evropën Perëndimore u ngjit në mbi 180.
“Është një situatë surrealiste dhe fantazmë, pothuajse do të thosha se gjuha gjermane po lufton për të gjetur fjalët për të përshkruar shkatërrimin që është shkaktuar”, u tha Merkel gazetarëve pasi vlerësoi dëmet në një nga qytetet e prekura.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo premtoi se “qeveria federale dhe rajonet do të veprojnë së bashku për të rivendosur gradualisht rendin” në zonat e shkatërruara.
Gjermania “ka marrë barrën më të madhe” të motit ekstrem, me të paktën 155 njerëz të vrarë në shtetin Rhineland-Palatinate dhe në rajonin fqinjë të Rhine-Westphalia.
Ndërkohë që Belgjika ka konfirmuar 27 viktima.
Ndërsa ujërat, përkatësisht niveli i tyre ra pas përmbytjeve shkatërruese në Gjermani dhe Belgjikë, një pastrim i madh ishte duke u zhvilluar të dielën.
Si pasojë e stuhive, u shkatërruan rrugë dhe ura dhe i kthyen shtëpitë në rrënoja dhe baltë.
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...