Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në tre periferi të Mumbait pas rrëshqitjes së dheut nga shiu i madh.
Kjo u njoftua nga autoritetet zyrtare të Indisë, derisa shpëtuesit i përdornin duart për të gërmuar tokën dhe për të gjetur trupa, shkruan Reuters.
Brenda 24 orëve të fundit autoritetet deri më tani kanë raportuar 11 incidente të shëmbjeve të shtëpive ose mureve në zonën e Mumbait.
Kryeministri Narendra Modi përmes një postimi i ngushëlloi familjarët e viktimave derisa u ofroi ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë.
Disa zona në qytet u përmbytën pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit dhe shërbimet e trenave periferikë u ndërprenë, duke dëmtuar kështu financimin kryesor të Indisë.
Mumbai dhe bregdeti i shtetit industrial Maharashtra të Indisë pritet të ketë reshje të mëdha shiu deri në katër ditët e ardhshme, tha departamenti i motit të Dielën.
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...
Rama ndan pamje nga samiti “Në Mbrojtje të Demokracisë”, pri...