Një biznesmen i ndihmuar nga një jurist i Kadastrës së Durrësit kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë regjistruar një pronë 2,000 metra katrorë dhe lokalin 550 metra katrorë të ndërtuar mbi të duke përdorur Photoshop.
Me vendim gjykate sot u arrestuan biznesmeni Ilias Fisheku, punëtorët e tij Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu, i cili është lënë në arrest shtëpia dhe juristi në kohën kur është bërë falsifikimi në Kadastrën e Durrësit, Mikel Zaho.
Prokuroria e Durrësit ka ngritur ndaj tyre akuzat “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrim”.
“Në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës është regjistruar pasuria me nr.53/126, në zonën kadastrale nr. 8518, me numër reference 0037621, me indeks harte DR-RS-16,17, me vol. 134, faqe 23, ne emër të shtetasit Erion Aliko dhe Rakip Haxhi, me dokumente të falsifikuara. Kjo pasuri është regjistruar në bazë të lejes së legalizimit me nr.220620 datë 25.07.2016 në emër të shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu dhe dokumentacioni për regjistrimin e kësaj pasurie gjendej i fotokopjuar (pra ne versionin fotokopje) dhe jo në origjinal në arkivin e Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës”, thuhet në vendimin e Prokurorisë. /Ora News/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...