
UEFA President Aleksander Ceferin during the UEFA Nations League Finals draw at the Shelbourne Hotel, Dublin.
Presidenti i UEFA-së, Aleksandër Ceferin është shprehur shumë kritik për formatin e Euro 2020, derisa ka thënë se nuk do të bëjnë më ndonjë Euro shëtitës si ky i fundit
Këto komente ai i ka bërë dy ditë para finales Angli-Itali që zhvillohet në Wembley të Londrës.
“Nuk është korrekte që disa ekipe të bëjnë diku 10 mijë kilometra për të luajtur një ndeshje në tjetrën kurse një Kombëtare të udhëtojë vetëm 1000 km. Është shumë e lodhshme. Po ashtu, nuk është e drejtë për tifozët që pasi shikojnë një ndeshje në Romë të nesërmen duhet të udhëtojnë për ndeshjen në Baku të Azerbajxhanit”, ka thënë Ceferin.
Kujtojmë që për Euro 2020 ishte marrë në vitin 2012 ku Ceferin nuk ishte ende si kryetar i UEFA-së, kështu që ai nuk kishte mundur të ndryshojë asgjë.
“Ideja është e mirë, por e vështirë të implementohet. Nuk besoj që do ta provojmë sërish. Neve na është dashur që të udhëtojmë në vende të BE-së por edhe jashtë BE-së, ku jemi përballur edhe me vendime të ndryshme për pandeminë. Pra, nuk kemi vuajtur pak”, tha ndër të tjera Ceferin. /GazetaExpress/
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë