Pas një mungese disa muajsh të insulinave, ka filluar sot shpërndarja e tyre tek qytetarët, në barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Bujar Gashi, ka thanë se insulinat janë siguruar për pesë muaj mjaftueshëm për qytetarët.
“Janë doza të siguruara nga Komuna e Prishtinës, kryesisht me dy lloje te insulinave atë me veprim te shpejtë dhe me veprim të mesëm. Sasia është rreth 40 mijë shiringa të insulinës dhe janë për pesë muajt e ardhshëm”, tha ai.
Sipas tij, këto insulina vlejnë vetëm për qytetarët e Prishtinës.
“Këto insulina janë ne dispozicion vetëm për qytetarët e Prishtinës sepse sistemi lejon të furnizohen vetëm qytetarët sepse atë duhet të regjistrohen në sistem me numër të letërnjoftimit”, tha Gashi./arbresh.info/

Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...