Kombëtarja e Anglisë e ka mbyllur me epërsisë 1-0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Ukrainës në kuadër të çerekfinales së Euro 2020.
Tre Luanët kanë treguar lojë më të mirë dhe kanë siguruar avantazhin gjatë 45 minutave të parë në ndeshjen ndaj ukrainasve që po zhvillohet në Olimpico të Romës.
Goli i vetëm në këtë pjesë për ekipin e Gareth Southgate u shënua nga Harry Kane, i cili në minutën e katërt shënoi për 1-0 pas asistimit të Raheem Sterling.
Përveç golit, Anglia ishte më e mirë edhe në menaxhimin e lojës, duke pasur nën pronësi topin në 51 për qind të kohës, për dallim nga 49 për qind nga Ukraina.
Anglia kishte diçka më shumë edhe nga goditjet jashtë dhe brenda kuadratit, ndërsa kompletoi edhe më shumë pasime gjatë pjesës së parë.
Gjatë 45 minutave të parë nuk pati asnjë karton të verdhë, ndërsa Sergey Kryvtsov u lëndua në minutën e 35-të duke ia lënë vendin Viktor Tsygankov.
Më poshtë keni statistikat e pjesës së parë të përballjes Ukrainë-Angli:

Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq