Më 30 qershor të këtij viti, përfundoi afati i dytë për përfundimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër në Korridorin 8.
Nuk dihet ende kur aneksi shtesë i marrëveshjes për vazhdimin e ndërtimit të kësaj pjese të autostradës do të shkojë në Kuvend për miratim nga deputetët.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit, Ejup Rustemi, kohët e fundit për AIM tha se negociatat me kompsninë kineze “Sinohydro” janë në fazën përfundimtare, dhe përcaktohet se afati i fundit për përfundimin e punimeve të ndërtimit do të zgjatet deri më 31 dhjetor 2023.
Dihet vetëm se NP Rrugët Shtetëore nga 17 qershori i këtij viti nënshkroi një marrëveshje me Institutin e Inxhinierisë së Ndërtimit Maqedoni për mbikëqyrje për të përfunduar punën ndërtimore për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër me vlerë 507 milion denarë.
Sipas kontratës, ndërtimi do të vazhdojë në 41 muajt e ardhshëm, nga të cilët 30 muaj janë planifikuar për ndërtim, dhe një afat shtesë i vlerësuar prej 11 muajsh për vazhdimin e mundshëm të punimeve.
Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër filloi në vitin 2014./Telegrafi/
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26