Selektori i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka folur para ndeshjes me Anglinë.
Shevchenko theksoi se Ukraina në fakt e ka arritur objektivin e saj, megjithatë ata duan të shkojnë më lartë ndonëse për ta presioni është më i vogël dhe Anglia ka presion të lartë për ta fituar ndeshjen, transmeton lajmi.net.
“Ne e kemi arritur objektivin tonë tashmë dhe gjithçka tjetër do të jetë një bonus”, tha ai.
“Ndoshta do të jetë një presion i ndryshëm ndaj Anglisë sepse ata shihen si favoritë dhe çdokush e di që në futboll gjithçka mund të ndodhë”, shtoi ai.
“Ne jemi duke iu qasur në mënyrë serioze këtij takimi dhe duam ta befasojmë Anglinë”, tha Shevchenko.
“Ne e shohim punën e madhe të Southgate, padyshim që ata janë njëra ndër skuadrat më të mira për momentin. Ne e dimë dhe e kuptojmë sa të fortë janë dhe e dimë që do jetë një ndeshje e vështirë për ne”, përfundoi Andriy Shevchenko.
Man United synon transferimin e Tchouamenit si zëvendësues t...
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...