Ylli i Francës, Karim Benzema ka reaguar pas eliminimit të mbrëmshëm nga Zvicra në të tetën e finales në Kampionatin Evropian.
Benzema ishte ndër më të mirët në fushë duke shënuar dy gola, por nuk mjaftuan për ta kualifikuar Francën në çerekfinale të Euro 2020.
Pas eliminimit, Benzema tha se është i trishtuar dhe i zhgënjyer me rezultatin e mbrëmshëm, ndërsa falënderoi të gjithë që e përkrahën në këtë rrugëtim.
“Të trishtuar dhe të zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes së djeshme. Zhgënjimi është i madh, unë do të doja të vazhdoja t’ju emocionoja për një kohë të gjatë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të palëkundur që nga fillimi i ketij Evropiani. Faleminderit për forcën që më ke dhënë çdo ditë. Asgjë nuk është kurrë e lehtë, ne vazhdojmë të luftojmë për t’u përgatitur për të ardhmen dhe të kthehemi edhe më të fortë” – shkroi Benzema në profilin e tij në Facebook.
Zvicra e mposhti kampionen e botës, Francën pas ekzekutimit të penalltive. Mbappe ishte i vetmi që humbi penalltinë dhe humbi edhe gjasat e Francës për t’i mbajtur dy titujt, të Evropës dhe botës.
Në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Zvicra do të përballet me Spanjën. /Gazeta Express/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...