Suedia dhe Ukraina do të takohen sot (e marte) në 1/8 e finales së Euro 2020.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Hampden Park” në Galsgou.
Për këtë takim, suedezët kanë dyshime te Mattias Svanberg, derisa lojtarët kyç janë në dispozicion.
Në anën tjetër, Oleksandr Zubkov dhe Denys Popov, janë dyshimet e ukrainasve.
Kujtojmë se fituesi i këtij duelit, do të takohet me atë në mes të Anglisë dhe Gjermanisë që luhet në ora 18:00.
Formacioni i mundshëm i Suedisë: Olsen, Augustinsson, Danielson, Lindelof, Lustig, Forsberg, Olsson, Ekdal, Larsson, Berg, Isak.
Formacioni i mundshëm i Ukrainës: Bushchan, Karavaev, Zabarnyi, Matvienko, Mykolenko, Zinchenko, Stepanenko, Shaparenko, Yarmalenko, Malinovskiy, Yaremchuk. /Telegrafi/

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”