Një foto e publikuar nga Enca Haxhia në llogarinë e saj në Instagram, i bëri të gjithë të dyshojnë se këngëtarja kishte nisur një histori dashurie me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepi.
Por mesa duket nuk është kështu, pasi Bearti ka sqaruar raportin e të dyve gjatë një interviste të shkurtër për “Prive”.
“Fillimisht më lidh një projekt me Encën”,- u shpreh Rexhepi.
I pyetur se sa seksi duket Enca nga njëshi tek dhjeta, ai u përgjigj: 12.
Ndonëse i ri, Bearti e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi ish-konkurrenti deklaroi se mosha ideale për të për t’u martuar është 28 vjeç.
Pas ndarjes nga Tea Trifoni, që i habiti të gjithë fansat e ish-çiftit, Bearti tha vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mira me vajzat shqiptare dhe se tashmë ka krijuar shumë më tepër shoqëri me to.
Lidhja më e gjatë për Rexhepin ka qenë vetëm pesë muaj dhe i pyetur se kur është seksi më i mirë, para apo pas ushtrimeve, ai tha shkurt: “pas martesës”!/arbresh.info/

ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...