Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se të dielën në vendin tonë do të arrijnë edhe doza të tjera të vaksinës kineze.
Ai tregon se vaksinat ndihmojnë që lloji indian i virusit të kalohet më lehtë dhe se në periudhën e ardhshme vaksinimi do të zhvillohet me një ritëm më të shpejtë.
“Vlerësimi ynë tregon se nuk ka rrezik të ri të një vale të re në të ardhmen e afërt. Por duhet të kemi kujdes.
Ka raste të qytetarëve të vaksinuar të infektuar me llojin indian në disa vende. Sidoqoftë, në 98% pamja e tyre klinike është më e dobët dhe nuk ka nevojë për shtrim në spital.
Kjo është arsyeja pse tani do të kemi një ritëm të përshpejtuar të vaksinimit”, tha Filipce.
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...