Teksa deputeti i PD-së, Arben Ristani po e akuzonte për lidhje me trafikun e drogës, një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Këmba e karriges së tij në radhët ku ulet kabineti qeveritar është thyer dhe zhurma e thyerjes ka kumbuar në sallë.
Ministri arriti të mbahej dhe nuk u rrëzua. Menjëherë ai u çua dhe tejkaloi situatën duke vijuar të bisedojë në këmbë me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, transmeton shqiptarja.
E gjithë kjo ka shkaktuar humor në sallë, ku deputetët e opozitës nuk i kursyen duartrokitjet.
Edhe Ristani e modifikoi fjalën e tij duke thënë: “Këta karrige thyer duhet të largohen! ” Madje ai ka bërë edhe një batutë në momentin e thyerjes së karrigës, duke thënë ”I rëndon pesha e krimit”.
https://www.youtube.com/watch?v=oggNebfk8bs
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...