Në moshën 38-vjeçare, Goran Pandev po jeton një rini të dytë në karrierës e tij.
Ai shënoi golin e parë të Maqedonisë së Veriut në Euro 2020, në debutimin ndaj Austrisë dhe tani ëndërron të marrë pikët e para në turneun kontinental.
Maqedonia e Veriut luan kundër Ukrainës së Andrei Shevchenkos.
“Jam i lumtur për golin dhe më vjen keq për rezultatin, por për ne ishte e rëndësishme të luanim në këtë Evropian. Përvojë dhe emocion i pabesueshëm për mua, për shokët e mi të skuadrës dhe për të gjithë vendin”
“Austria fitoi me meritë, ne shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të jemi në gjendje të marrim rezultate pozitive dhe disa pikë, për ta përfunduar mirë këtë Evropian”, ka thënë fillimisht Pandev.
Për sulmuesin e Genoas, kapitenin e ekipit të tij, Kampionati Evropian mund të jetë momenti i duhur për të mbyllur karrierën.
“Ende nuk e di se çfarë do të bëj, jam përqendruar në Kampionatin Evropian, le të shohim nëse mund të luaj edhe një vit. Ne kemi shkruar historinë e vendit tonë, jemi brezi i parë që kemi arritëm këtë rezultat”.
“Por tani duam të bëjmë figurë të mire. Jemi një ekip i ri me pak përvojë në këto gara ndërkombëtare”.
“Ukraina? Për ne do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por nuk kemi asgjë për të humbur dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Ata janë favoritë, por ne do të përpiqemi”, përfundoi Pandev.
IKSHP: 20 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, apelohet ...
Kongresistët amerikanë vizitojnë Kosovën këtë javë, zbardhet...
Hamza: Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në për zgjedhjet...
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...