Nga Koalicioni ASH-AAA, reagojnë për vendimin e Qeverisë për vendosjen e “taksës ekologjike”. Nga ky koalicion theksojnë se me këtë vendim rëndohet akoma më shumë gjendja ekonomike e qytetarëve.
Sipas tyre, vendimi për shtrenjtimin e derivateve të naftës për 3.5 denarë është vetëm keqpërdorim i ekologjisë për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë aktuale në menaxhimin e buxhetit.
“Në kohë krize kur qytetarët ende ndjejnë pasojat e rënda të pandemisë, Qeveria vendosi të ua rëndojë edhe më shumë gjendjen ekonomike përmes vendosjes të ashtuquajturës “taksë ekologjike”. Vendimi për të shtrenjtuar derivatet e naftës për 3.5 denarë për litër është vetëm keqpërdorim i ekologjisë për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë aktuale në menaxhimin e buxhetit dhe pasojave të krizës nga ky vendim më së shumti do të pësojnë transportuesit”, thonë nga koalicioni ASH-AAA.
Taksa ekologjike do t’i rrisë çmimet e derivateve të naftës. Prej 1 korrikut do të shtrenjtësohen për 3.5 denarë, kurse Qeveria tashmë ka llogaritur se në Buxhet do të hyjnë një miliard e 685 milionë denarë për 6 muaj ose 3 miliardë e 300 mijë denarë për tërë vitin. Kryeministri Zoran Zaev tha se mjetet do të dedikohen për investim në burime të energjisë së ripërtëritshme.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...