Kreshnik Bekteshi, Ministri i Ekonomisë, gjatë vizitës së tij në Ukrainë sot njoftoi se produktet e Maqedonisë së Veriut do të eksportohen në tregun ukrainas pa taksa ose me taksa të ulëta doganore.
“Sot, së bashku me zv. Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Bujqësisë të Ukrainës, Taras Kaka, kryesuam Sesionin e Tretë të Komisionit Ndërqeveritar sipas Marrëveshjes midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Ukrainës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar.
Dëshira jonë e përbashkët është forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh ekonomik midis dy vendeve. Ne ramë dakord për mundësi të reja për liberalizim më të madh tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.
Miqësia tradicionale midis dy vendeve është një parakusht dhe një bazë e qëndrueshme për bashkëpunim për të vazhduar me një trend pozitiv në periudhën e ardhshme në të gjitha fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën ekonomike”, tha Bekteshi./Telegrafi/
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...