Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Evis Kushi, ka reaguar pas protestës së maturantëve.
Në një postim në mediat sociale Kushi shprehet se në ministri është ngritur një grup pune për të vlerësuar kërkesat e maturantëve për provimin e matematikës.
Ministrja shprehet se nëse rezulton se provimi është më i vështirë seç duhet do të ketë një rishpërndarje të pikëve dhe mënyrë tjetër vlerësimi.
“Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës”.
“Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit. Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”, është ky reagimi i Kushit.
Ndërkohë maturantët po vijojnë protestën e tyre dhe shprehet se provimi ka qenë shumë i vështirë dhe jashtë programit që ata kanë zhvilluar./arbresh.info/
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...