Komisioni për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varheliy, ka zhvilluar një takim të shkurtër me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, përpara nisjes së Samit të Ballkanit.
Në një posim në mediat sociale, Varhelyi shkruan se ka biseduar me Ramën për planin ekonomik dhe investimet e parashikuara nga KE për rajonin.
Po ashtu në këtë takim është folur dhe për takimin që do të mbahet më 5 Korrik, për Procesin e Berlinit.
“Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama. Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Europian, si dhe të shohim përpara në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 Korrik“, shkruan komisionieri i BE./tvklan
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...