Sipas Raportit 24 orësh të Policisë, një e mitur është dhunuar në qytetin e Gjilanit.
Viktima ka deklaruar në Polici se është kanosur nga një mashkull, në rast se nuk do e vazhdonte lidhjen me të, shkruan arbresh.info.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./arbresh.info/
Raporti:
“Gjilan, Maj 2021 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër të mitur kosovare. Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informoj familjarët e saj se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me të. Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.”
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...