Qytetarët e Shqipërisë këtë javë janë më të çliruar nga masat kundër COVID-19. Ora policore do shtyhet në orën 23:00, maskat nuk do mbahen më në rrugë, hapen pjesërisht stadiumet, teatro, kinematë por do mbahen mbyllur klubet e natës dhe diskot.
Ndërsa, nga 1 korriku ora policore do të shkojë deri në mesnatë.
Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi para disa ditësh planin e masave lehtësuese, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.
Nga 1 qershori
Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
Ora policore shtyhet në orën 23:00 – 06:00. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 qershori
Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.
Nga 1 korriku:
Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30 për qind të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.
Ndryshe, në tri skena përgjatë 5 ditëve dhe 4 netëve, do të mbahet edicioni i dytë i festivalit UNUM Festival, në plazhin e bukur të Ranës së Hedhun në Shëngjin të Shqipërisë, ku do të marrin pjesë kasta e artistëve e cila do të përkujdeset që të ketë muzikë 24 orë pa ndërprerë: Sven Vath, Ben Klock, Ricardo Villalobos, Mathew Jonson, Raresh, Priku, Sonja Moonear, etj. do të jenë vetëm disa prej artistëve me famë botërore që do të performojnë mes pishave e në plazhin e Ranës së Hedhun.
Ndonëse është vetëm edicioni i dytë i këtij festivali dhe gjërat kanë ndryshuar si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, organizatorët kanë arritur që në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit në Shqipëri të mos lënë hapësira për t’u brengosur fare për virusin, pasi që do të jetë ndër festivalet e para në botë që do ta kryejnë testin e antigjenit para futjes në festival.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...