Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-se dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 138 pacientë nga Covid-19.
Sipas njoftimit 57 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me virus, teksa tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: 138 pacientë në trajtim nga COVID-19
Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, në bazë të raportit për datën 2 qershor 2021, po trajtohen 138 pacientë.
Prej tyre, 57 janë të konfirmuar me COVID-19, 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 99 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 86 pacientë:
1 pacientë janë në gjendje të rënduar
26 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
71 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 23 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 52 pacientë:
31 të konfirmuar pozitivë
28 me oksigjeno-terapi.
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 17 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...