Siç raporton MIA, Komisioni Evropian njoftoi se sot do të dërgohen paratë e premtuara për ndihmën makroekonomike të Maqedonisë së Veriut si dhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Tunisin.
Nga tre miliardë eurot për asistencë në makroekonomike për vendet fqinje të BE-së, Komisioni Evropian sot do të dërgojë 80 milionë euro në Maqedoni, 50 milionë për Kosovën, 30 për Malin e Zi si dhe 300 milionë për Tunisin.
Eurokomesari për Ekonomi, Paolo Gentiloni e përshëndeti lajmin dhe e vlerëson si “hap konkret konkret” në luftën kundër coronavirusit dhe pasojat e këtij virusit. Ai premtoi se Bashkimi Evropian do të mbetet i përkushtuar të ndihmojë fqinjët në këto kohë të vështira.
Për Maqedoninë e Veriut është donacion i dytë dhe i fundit nga 160 milionët e parapara.
Komisioni Evropian po ashtu njoftoi se vendi i kishte përmbushur kushtet për lëshimin e transhës së fundit, i cili përfshinte përforcimin e qeverisjes fiskale dhe transparencën, luftimin e korrupsionit, përmirësimin e mbikëqyrjes së sektorit financiar si dhe klimën e biznesit dhe përballjen me papunësinë e të rinjve.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...