Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja dhe qytetarët do të kenë liri të plotë të lëvizjes pa kufizime ndërsa lokalet e gastronomisë do të jenë të lirë të veprojnë deri në orën 23:00.
Qeveria ka marrë vendim të premten për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi nga sot.
Por edhe pse Qeveria ka vendosur që të heqë orën policore, përdorimi i maskës për personat në grup ende është obligative përveç në rastet kur janë duke ecur vetëm në ambient të jashtme, gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona, gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike.
[Zbatimi territorial]
Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
[Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]
Qytetari i huaj që hyn në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh