Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haraidnaj pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se kanë diskutuar për dialogun me Serbinë.
Ai është shprehur se mungesa e ShBA-së në dialog është shqetësuese, raporton arbresh.info.
“Patëm një takim. Tema ishte dialogu. Me 6 maj i kom dërgua një letër kryeministrit ku i kom kërkuar takim për të diskutuar rreth dialogut. Vërejtje tona jam të mungesa e SHBA -së në dialog dhe kjo nuk është e mire.Ka konfuzion në agjenda, disa zhvillime prezantohen si agjendë e procesit të Berlinit, çështja e lëvizjes së qytetarëve me Bosnjën. Në rastet tjera si proces teknik shohim se peshën kryesorë e ka Lajçak por që është nivel i ulët i përfaqësimit në agjendë. Duhet të mos kemi befasi dhe të mbesim në ato që na obligon Kushtetuta e vendit”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se Qeveria po u ikë diskutimeve për UÇK-në.
“Pastaj Qeveria ka ikje ne disa raste kur është kërkuar të diskutohet për UÇK-në. Në parlament kemi dy zonja që kanë qenë viktima e luftes dhe për këtë s’duhet të ik Kurti por duhet të ja thotë BE-së”, tha Haradinaj.
Kurti të mërkurën do të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar ftesën për takim./ V.S/ arbresh.info/
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...