Humbja e vendit të punës, ulja e të ardhurave mujore, varësia nga ndihmat shtetërore, qasja e vështirësuar tek shërbimet shëndetësore, janë vetëm një pjesë e pasojave me të cilat ballafaqohen një numër i madh i grave në vend, nga pandemi me COVID-19.
Sipas të dhënave nga hulumtimi i Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave (ESE), numri i grave të cilave ju është nevojitur ndihma shtetërore gjatë pandemisë është rritur për 100 përqind, në krahasim me periudhën para pandemisë.
Paga mesatare e grave në periudhën janar – gusht 2020 është ulur për 338 denarë, ndërsa tek 8% e grave ulja e pagës ka qenë mbi 8000 denarë. Pandemi dyfish e ka rritur numrin e grave të varura nga ndihma shtetërore, ndërsa numrin e amvisërive që vdesin nga uria e ka rritur nga tre në shtatë përqind.
Sipas hulumtimit, kriza e shkaktuar nga pandemia, përveç uljes së numrit të grave të punësuara dhe uljes së të ardhurave të tyre, ka shkaktuar edhe prishje të statusit të grave të punësuara, gjegjësisht llojin e marrëveshjeve për punësim.
Në lidhje me mbrojtjen shëndetësore, më shumë probleme kanë pasur gratë e komunitetit rom. Madje 73 përqind e tyre kanë pasur mungesë të mjekut amë.
Ndryshe, hulumtimi me titull “Ndikimi i krizës së shkaktuar nga COVID-19 tek gratë dhe gratë rome në RMV” është përpunuar nga Shoqata për emancipim, solideritet dhe barazi të grave – ESE./Telegrafi/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...