
NEW DELHI, INDIA ??? APRIL 23: Ambulances carrying Covid-19 victims line up at Nigambodh Ghat crematorium, on April 23, 2021 in New Delhi, India. (Photo by Sanjeev Verma/Hindustan Times via Getty Images)
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar variantin indian të koronavirusit si një “variant i shqetësimit global”.
Nga OBSH thanë se studimet paraprake tregojnë se mutacioni B.1.617 përhapet më lehtë sesa variantet e tjera dhe kërkon studim të mëtejshëm, transmeton Klan Kosova.
Varianti tashmë është përhapur në më shumë se 30 vende, sipas OBSH-së.
Edhe varianteve të Mbretërisë së Bashkuar, Afrikës së Jugut dhe Brazilit iu është dhënë i njëjti emërim.
Varianti po studiohet për të vërtetuar nëse është përgjegjës për rritjen ekstreme të rasteve të reja dhe viktimave në Indi.
India raportoi 366 mijë e 161 infeksione të reja dhe 3 mijë e 754 viktima nga COVID-19 të hënën teksa ekspertët thonë se shifrat aktuale mund të jenë shumë më të larta se sa raportohen.
Disa shtete kanë imponuar bllokime të lokalizuara, ndalime policore dhe frenime në lëvizje gjatë muajit të fundit.
Kujtojmë se shumë vende të botës kanë ndaluar udhëtimet me Indinë.
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...
Irani lëshoi dronë, zjarr në rafinerinë e naftës në Arabinë ...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kurti pret në takim kryeparlamentarin Peleshi