Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka vizituar ekspozitën për Sali Çekajn.
Abdixhiku e ka cilësuar Çekajn si luftëtar të madh e intelektual të shquar të lëvizjes për liri e pavarësi.
Postimi i plotë:
Në ekspozitën për Sali Çekajn, luftëtarit të madh e intelektualit të shquar të lëvizjes për liri e pavarësi. Një jurist, një politikan, një oficer, një prijës i dalluar i UÇK-së. Bashkuftëtarët me të drejtë e quanin ‘Veteran’ – sepse ishte ndër të parët e të rrallët. Sali Çekaj, ishte edhe aktivist i LDK-së; nënkryetar i Degës në Gjermani, shtytës i organizimeve thelbësore në mërgatë.
Ekspozita në Muzeun e Kosovës i pasqyron dy anët e tij – të një intelektuali të rrallë e luftëtari trim; nga ditët e para të aktivizmit poltiik e deri tek e përjetshmja, e rënies së tij. Më la përshtypje fotografia e fundit me familje, para nisjes për në Kosovë. Kishte aq gëzim tek të gjithë; tek ai, tek fëmijët e tij. Nga ajo ditë ndarëse, Sali Çekaj fitoi një familje më të madhe.
Në ekspozitën për Sali Çekajn, luftëtarit të madh e intelektualit të shquar të lëvizjes për liri e pavarësi. Një jurist,…
Posted by Lumir Abdixhiku on Saturday, May 8, 2021
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...