Shpati Zekaj ka arritur të kualifikohet në finale të European Judo Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudisti kosovar në gjysmëfinale në kategorinë deri në 100 kilogramë e mposhti xhudistin kroat, Marko Kumric me IPPON.
Ai tani në finale do të takohet me xhudistin nga Ukraina, Anton Savytskiy.
Paraprakisht në gjysmëfinale, Shpati Zekaj kishte kaluar pa luftë, ndërsa në dy raundet e para kishte mposhtur Matej Silvestr dhe Daniel Eich.
Kështu, Zekaj ia siguron Kosovës medaljen e dytë nga kjo garë, pasi dje Laura Fazliu e fitoi të bronztën.
Mbetet të shihet se a do të stolistet me medalje të artë apo të argjendtë xhudisti i ri dhe mjaft premtues kosovar, Shpati Zekaj.
Me katër fitore, xhudisti? Shpati Zekaj (-100 kg) arrin në finale të garës “European Open”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Bravo Shpati????????????
#judozagreb2021
Foto nga arkiviPosted by Kosovo Olympic Committee on Sunday, 2 May 2021
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve