105 mijë e 375 qytetarë janë infektuar me COVID-19 që nga shfaqja e rasteve të para në Kosovë.
Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar edhe 187 raste të reja ndërsa kanë humbur jetën pesë pacientë.
Tani për tani numri i rasteve aktive me koronavirus është 8 mijë e 567.
Derisa vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19,zyrtarët policorë janë gjatë tërë kohës në terren për të shikuar nga afër se sa po respektohen masat antiCOVID, të vendosura nga institucionet përgjegjëse.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 924 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID.
Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit pati numër të madh të gjobave të cilat u shqiptuan për mos-respektim të këtyre masave.
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...