27 prilli i 2017 ishte i kobshëm për demokracinë në Maqedoninë e Veriut, ishte sulm ndaj shtëpisë ligjvënëse në vendin tonë, ishte sulm edhe ndaj fjalës së lirë. Huliganët e motivuar politikisht nuk kursyen askënd, sulmuan deputetë, gazetarë, policë dhe roje të Kuvendit. Atë ditë në kuvend mbretëronte kaos, shiheshin njerëz të maskuar, turma të ndërkyera, sulme, kërcënime e rrahje deri në përgjakje, ishin skenat e trishtueshme që shënuan ‘të enjtën e përgjakur’ në Maqedoninë e Veriut.
Lëvizja BESA kërkon nga të gjitha institucionet relevant vendore që të angazhohen dhe të zbardhin deri në detajin e fundit atë që ndodhi në tempullin e demokracisë. Poashtu Lëvizja BESA kërkon që pushteti gjyqësor të bëjë të qartë si kristali, se kush janë mbrojtësit dhe dhunuesit e demokracisë në Maqedoninë e Veriut.
Gjuha e urrejtjes dhe urrejtja etnika t’i takojë të kaluarës dhe të gjithë ato subjekte politike që mundohen të përfitojnë përmes nxitjes së urrejtjes nacionale duhet të kenë parasysh se vendi jonë është në Evropën e shekullit XXl e jo në atë të shekullit të XlX, thuhet ne njoftim./arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën