Zgjedhjet e 25 prillit/ Elona Guri: Durrësin do ua kthejmë qytetarëve të thjeshtë

10:22 | 16 Prill 2021
A Z

Drejtuesja politike e LSI-së dhe kryesuesja e listës së kandidatë në Qarkun e Durrësit, Elona Guri ka vijuar takimet me qytetarët dhe shpërndarjen e programit elektoral për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë takimeve, Elona Guri është zotuar se pas zgjedhjeve Durrësi do t’ia kthejnë qytetarëve të thjeshtë.
“Më 25 prill Durrësin do ua kthejmë qytetarëve të thjeshtë”, thekson Guri.

Një ditë më parë Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar spotin e saj dhe premtimin për familjet e reja.

“Çdo fëmijë që do të lind gjatë qeverisjes së LSI, kur të rritet dhe të bëhet vetë me fëmijë, do të ketë mbështetje financiare në vlerën rreth 25 000 USD për të nisur jetën e re prindërore. Familje të lumtura, shtet i fortë. Kështu Shqipëria do të jetë sërish shtëpia juaj”, thuhet në programin e LSI.

 

Të ngjashme