Në vazhdën e takimeve të tij, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti në vizitë ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.
Me këtë rast, ambasadorja Barišić, uroi ministrin Mehaj për detyrën e re dhe premtoi se Kroacia si një vend mik i Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat dhe komponentët e tyre në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre.
Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e thellë për Republikën e Kroacisë, për përkrahjen e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ai, gjithashtu, e vlerësoi me rëndësi të madhe mbështetjen për zhvillimin e kuadrove profesionale me shkollimet dhe trajnimet në qendrat specialistike dhe akademinë ushtarake të ofruar në vazhdimësi si dhe përvojën e forcave kroate në fushën e operacioneve paqeruajtëse, industrinë e mbrojtjes dhe fushave tjera specifike.
Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në funksion të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të mbrojtjes për ofrimin e kontributit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.
Ambasadorja Barišić gjatë vizitës u shoqërua nga ana e atasheut ushtarak i akredituar për Kosovë, kolonel Marijana Pleša Čadonić e cila realizoi edhe takimin lamtumirës me rastin e përfundimit të detyrës së saj. Për kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të ministrive të dy vendeve, ministri Mehaj e dekoroi me medaljen për shërbim të shquar./arbresh.info/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur