Mateu Lahoz është deleguar si gjyqtar për ndeshjen mes Real Madrid dhe Barcelonës, e cila zhvillohet më 10 prill.
Gjatë javës së fundit është spekuluar nga mediat spanjolle se Mateu Lahoz do të jetë i deleguari për ndeshjen e El Clasicos dhe një gjë e tillë është zyrtarizuar tashmë, transmeton lajmi.net.
Ky pritet të jetë një lajm i keq për Barcelonën, kjo për arsye se nën drejtimin e tij Barcelona ka fituar vetëm një ndeshje nga pesë të mundshme.
Rekordi në El Clasico i Mateu Lahoz:
Real Madrid 2-1 Barcelona – Finalja e Super Kupës Spanjolle 2012/13 Ndeshja e dytë
Barcelona 1-2 Real Madrid – Finalja e Kupës Spanjolle 2013/14
Barcelona 2-1 Real Madrid – 2014/15 La Liga
Barcelona 1-1 Real Madrid – Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës Spanjolle 2018/19
Real Madrid 2-0 Barcelona – 2019/20 La Liga
Herën e fundit kur Barca dhe Madrid u gjykuan nga Lahoz, bardhezinjtë mundën Blaugranët me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu në vitin 2020./
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...