Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, thotë se procesi për regjistrimin e qytetarëve rezident të Maqedonisë së Veriut është shtyrë, por jo edhe për atë të diasporës.
“Përkundrazi, kjo formë mundëson periudhë shumë më të gjatë kohore për vazhdimin e regjistrimit të diasporës, nga muaji mars deri në muajin shtator”, thotë Grubi për arbresh.info.
Ndërsa sa i përket regjistrimit të qytetarëve rezident, sipas Grubit, në muajin shtator pretendohet të ketë imunizim më të madh të popullsisë.
“Dhe, pasoja më të vogla për shëndetin publik, por njëkohësisht edhe pjesëmarrje të opozitës në proces dhe zhbllokim të Kuvendit”, deklaro zëvendëskryeministri Grubi për arbresh.info.
Maqedonia e Veriut ka shtyrë regjistrimin e popullsisë apo censusin e 2021 për në muajin shtator.
Marrëveshja është arritur mes kryeministrit, Zoran Zaev dhe liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, pas mosmarrëveshjeve për këtë census.
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut po kryhej online në portal dhe pritej të mbaronte në prill, por tashmë do të rifillojë në 5 shtator teksa edhe zgjedhjet lokale do të shtyhen në fund të tetorit./arbresh.info/
Maqedoni e Veriut, regjistrimi i popullsisë shtyhet për në shtator
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...