Sot pasdite ne Kombinat një person i dehur ka qëlluar me armë në ajër.
Sipas informacioneve,25-vjeçari nuk ka pasur për qëllim për të lënduar dikë.
Ai është identifikuar nga policia dhe po punohet për ta kapur.
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e këtij shtetasi./TCH
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...