“Të gjitha kundërthëniet në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen. Gjeneratat e ardhshme nuk do të na falin nëse e lëshojmë këtë mundësi të madhe”.
Këtë e deklaroi sot kryeministri bullgar Boyko Borissov, në takimin me ministrin për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani. Ai tha se edhe Shkupi edhe Sofja duhet të përgatiten për negociatat me mendje, e jo emocione, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi gjeostrategjik i Bullgarisë për këtë çështje është të gjejmë vullnet politik – edhe ne, edhe ju. Të dy vendet duhet ta ndjekin rrugën e diplomacisë dhe mirëkuptimit. Heronjtë të cilët vdiqën për liri nuk duhet të jenë lëndë që ndan popujt tonë. Pasi ëndrra e tyre ka qenë të jemi bashkë dhe për këtë e kanë dhënë jetën”, tha Borissov.
Në takimin në mes Borissovit dhe Osmanit, u shqyrtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe sfidat nga COVID-19.
Takimi në mes Borissovit dhe Osmanit është realizuar pa paralajmërim, në aeroportin e Sofjes./Telegrafi/
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz