Sot mbaron obligimi për pajisje të detyrueshme dimërore në makinë, që është vendosur me 15 nëntor të vitit të kaluar.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, në anën maqedonase, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Rekomandohet shpejtësia e rregulluar, respektimi i sinjaleve të vendosura në trafik dhe menaxhimi i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht u referohet seksioneve Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...