Së fundmi është raportuar se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juventusi për shkak eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.
Ronaldo ka qenë cak i mediave këto ditë pasi është përfolur për një largim të mundshëm nga Juventusi, transmeton lajmi.net.
E tani ka reaguar edhe trajneri i Zonjës së Vjetër, Andrea Pirlo, duke thënë se Ronaldo është në rregull.
“Ai është në rregull. Është normale për Cristianon që të dëshpërohet, sikurse gjithë të tjerët”, u shpreh ai.
“Thashethemet janë normale, ai është lojtari më i rëndësishëm në botë me Lionel Messin. Ai ka bërë një punë të madhe këtu dhe ka dëshmuar veten”, përfundoi trajneri.
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...