Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski reagoi ndaj publikimit të zëvendëskryeministrit bullgar, Krasimir Karakachanov i cili urimin për 8 marsin e bëri me “Bullgarinë e madhe” ku përfshihet edhe territori i Maqedonisë së Veriut.
“Presidenti Pendarovski sa i përket deklarimeve të tilla që vijnë nga Sofje, gjithmonë ka thënë se paraqesin shkelje të hapur të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe rrezikojnë besimin mes dy vendeve dhe popujve”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, procedurat e këtilla janë në kundërshtim me parimet themelore dhe vlerat e NATO-s ku dy vendet janë të barabarta.
Ndryshe, në publikimin e Karakachanovit shkruhej “Tradita, familja dhe ndershmëria. Bullgaria mbi të gjitha”, ndërsa në fotografi ishte e shfaqur nëna që mban fëmijë ndërsa në sfond ishte e shkruar harta e “Bullgarisë së madhe”./Telegrafi/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?