Një gjykatë në Gjermani dënoi një grua 25-vjeçare gjermane me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije dy-vjeçar në një kopsht në qytetin e Firzen, ku ajo punoi vitin e kaluar.
Gjykata rajonale në Monchengladbach dënoi sot Sandra M., mbiemri i së cilës nuk u botua për shkak të privatësisë, transmeton portal arbresh.info
Gjykatësit kanë arritur në përfundim se e akuzuar ka goditur në gjoks vajzën dy-vjeçare dhe e parandaloi atë të merrte frymë. Fëmija, i identifikuar në gjykatë vetëm me emrin Greta, vdiq në spital dy javë më vonë.
Gjatë gjykimit, gjykata dëgjoi dëshmitë e fëmijëve të tjerë të cilët thanë se e akuzuara kishte abuzuar fizikisht edhe me fëmijët tjerë. Qyetarja e akuzuar gjermane ishte larguar nga puna nga disa kopshte tjera gjatë viteve të mëparshme.
Ajo mohoi ngjarjen dhe avokatët e saj kanë theksuar se do të apelojnë vendimin.
Sipas ligjit gjerman, ajo ka të drejtë të kërkojë lirimin e parakohshëm pas 15 vjetësh./arbresh.info/
MPB publikon detaje dhe inicialet e viktimave në aksidentin ...
Rutte mirëpriti vendosjen e trupave të SHBA në Poloni: Një E...
Deliu-Kodra kritikon ndarjen e 100 eurove: Qytetarët e Kosov...
Pamje nga aksidenti fatal mes veturës dhe kamionit me targa ...
Realizohet operim i rrallë në Spitalin e Pejës
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...